Oborret në përdorim, formulari për t’i kaluar në pronësi

0
296

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar procedurat dhe formularin e ri për kalimin e së drejtës së pronësisë të “oborreve në përdorim”.

Agjencia ka publikuar formularin-tip që duhet të plotësojë çdo kërkues, si dhe ka vënë në dispozicion një sportel të posaçëm, i cili pret kërkesat çdo ditë të javës.

ATP trajton me vendim kërkesat e subjekteve për kalimin në pronësi të oborreve në përdorim.

ATP bën vlerësimin e kërkesave të subjekteve për kalimin në pronësi të sipërfaqeve shtetërore, kur në dokumentin e pronësisë është shënimi “oborr në përdorim”.

Për tjetërsimin e sipërfaqes “oborr në përdorim” për llogari të fondit të kompensimit financiar, kërkuesi duhet të plotësojë kërkesat sipas formularit-tip, që publikon gazeta. Bëhet fjalë për ndërtesa, shtëpi apo njësi biznesi, që janë privatizuar në vitin 1991, por pronarët nuk kanë marrë ende tapinë mbi truallin ku është ndërtuar.

Procedura për ofrimin e shërbimit

Pasi subjekti ka paraqitur pranë ATP-së kërkesën së bashku me dokumentacionin e kërkuar për kalimin në pronësi të oborrit në përdorim, ATP brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit nga ana e subjektit, kryen verifikimin e hollësishëm të tyre (verifikimet kryhen në terren nga punonjësit e ATP-së).

Më pas agjencia saktëson kufijtë e oborrit në përdorim që kërkohet të tjetërsohet, duke kryer matje në terren. Në përfundim të shqyrtimit sipas afateve të mësipërme, ATP harton vlerësimin ligjor dhe njofton subjektin sipas rastit, për:

i) Të drejtën e tjetërsimit me shpërblim dhe detyrimin për të paguar brenda 30 ditëve për llogari të ATP-së, për fondin e kompensimit financiar, çmimin e tjetërsimit, duke i treguar edhe numrin e llogarisë.

ii) Të drejtën e tjetërsimit pa kundërshpërblim, duke i treguar kërkuesit kufijtë, sipërfaqen në m2 dhe vendndodhjen e oborrit në përdorim, shoqëruar me planvendosjen përkatëse.

iii) Mospranimin e kërkesës për tjetërsim, duke arsyetuar me shkrim, në mënyrë të hollësishme kushtet e përcaktuara në këtë vendim, që nuk plotësohen apo provohen.

Detyrimet e kërkuesit
Kërkuesi me marrjen e njoftimit për të drejtën e tjetërsimit me shpërblim paguan në numrin e llogarisë së caktuar nga ATP-ja për llogari të Fondit të Kompensimit të Pronave. Pagesa bëhet jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së njoftimit nga ATP-ja. Shkelja e këtij afati përbën shkak për mospranimin nga ATP-ja të kërkesës për tjetërsim.

Kalimi i Pronësisë
Drejtori i përgjithshëm i ATP-së vendos kalimin e pronësisë së oborrit në përdorim brenda 10 ditëve nga: a) data e mbërritjes së mandatit, që vërteton pagimin e vlerës, në rastin e tjetërsimit me kundër shpërblim. b) Data e njoftimit të kërkuesit për të drejtën e tjetërsimit pa kundërshpërblim. Vendimi i drejtorit të përgjithshëm, i cili merret jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrimit të kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues në regjistrin e protokollit të ATP-së, i njoftohet kërkuesit.

Më pas ATP-ja ia përcjell vendimin për regjistrim ZRPP-së, e cila kryen procedurën e regjistrimit në përputhje me rregullat e parashikuara në legjislacionin në fuqi. Poseduesi i pasurisë së paluajtshme pajiset me certifikatën e pronësisë, pasi të ketë paguar më parë (në momentin e paraqitjes së kërkesës) tarifën e shërbimit, të përcaktuar me udhëzim të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Financave.

Dokumentet

1. Plotësimin e formularit-tip

2. Dokumenti për të drejtën e pronësisë së kërkuesit mbi ndërtimin, që gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, i lëshuar nga ZRPP-ja.

3. Genplani i oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i hartuar nga një topograf i licencuar.

4. Dokumenti me të dhënat për gjendjen juridike të oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i lëshuar nga ZRPP.

5. Dokumentet, që provojnë faktin se ndërtimi, i cili gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet është kryer përpara datës 10.08.1991. Këto dokumente mund të jenë një leje ndërtimi, e lëshuar nga organi përgjegjës i kohës; një akt zyrtar, i lëshuar nga arkivi teknik i ndërtimit, një akt i nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, vendimi gjyqësor për vërtetimin e faktit të ndërtimit dhe të kohës së ndërtimit, aktnjoftimi përkatës ose dokumente zyrtare të lëshuara nga organet e pushtetit vendor brenda kompetencave të tyre.

6. Dokumenti që provon pronësinë e mëparshme mbi oborrin në përdorim, që për shkak të ligjeve të kohës i ka kaluar në përdorim, pa kundërshpërblim, nëse kërkuesi aplikon për tjetërsimin e tij pa kundërshpërblim.

Çmimet e oborreve në përdorim sipas tabelës së mëposhtme: Image
Për sipërfaqe deri në 100 m2 200 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 101 m2 – 200 m2 300 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 201 m2 – 300 m2 400 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 301 m2 – 400 m2 500 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 401 m2 – 500 m2 600 mijë lekë

Sipërfaqet shtesë
Sipërfaqja e objekteve të privatizuara
(nën objekt + funksionale)
Shtesa e sipërfaqeve
Sipërfaqet 1 m2 deri në 50 m2 Deri në 150 m2
Sipërfaqet nga 51 m2 deri në 100 m2 Deri në 200 m2
Sipërfaqet nga 101 m2-500 m2 Deri në 400 m2
Sipërfaqet nga 501 m2-1000 m2 Deri në 600 m2
Sipërfaqet nga 1001 m2-5000 m2 Deri në 2500 m2
Sipërfaqet mbi 5000 m2 Deri në 5000 m

/GSH/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here