A do të marrë rolin e udhëheqësit të opozitës? Ja përgjigjia e Sali Berishës

0
192

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se është e pamundur që të rikthehet në krye të PD apo të marrë rolin e udhëheqësit të protestave. Berisha theksoi se i qëndron parimeve të tij, kam humbur zgjedhjet dhe nuk kthehem më.

Në emisionin Zonë e Lirë, Berisha tha se i gjithë sekreti i jetëgjatësisë ka qenë mbajtja me çdo çmim i një grushti të vogël parimesh, për të cilin kam qenë i gatshëm tëv paguaj çdo çmim.

“Piramidat ishin një fatkeqësi e madhe për PD dhe Sali Berishën. Po të doja mund t’i ktheja ato lekë një më një, por nuk ishte në parimin tim, sepse do i merrja ato para nga ato që s’kishin futur para në firma, dhe do ua ktheja.

Në atë kohë mund të më ndodhte gjithçka, nga bombat që më hidheshin në fushatë, nga hetimet që u zhvilluan kur unë isha në opozitë deri te deklaratat e pasardhësit tim të asaj kohe, Fatos Nano që tha se paratë do i kthente paratë një më një, ndërsa unë thashë një borxh që nuk njihet nuk kthehet”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here