Përndoqi dhe kërcënoi bashkëjetuesen, ja çfarë i ndodh 23 vjeçarit

0

Prokuroria e Sarandës ka urdhëruar ndalimin e një 23-vjeçari, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar bashkëjetuesen  e tij.

Sipas një njoftimi të policisë, Saimir.A., 23 vjeç, banues në Vanë, Delvinë, u ndalua nga uniformat blu.

Ndaj shtetasit të mësipërm Prokuroria Sarandë ka urdhëruar ndalimin e tij sepse prej disa muaj ky shtetas ka përndjekur dhe kërcënuar bashkëjetuesen e tij, shtetasen B.H..

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini nje pergjigje