I quajti `matrapazë`, Aleanca Kundër Importit të Plehrave i përgjigjet Ramës

0

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, i është përgjigjur një deklarate të  kryeministrit Edi Rama të bërë pak ditë më parë, ku zërat kundër ligjit për importin e plehrave për të cilin po insiston ta kalojë sa më shpejtë në parlament i cilësoi, si “matrapazë”.

Loading...

Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, i pyetur për projektligjin e importit të mbetjeve, Zoti Rama u shpreh tekstualisht:

“Projekti që ne tërhoqëm nuk është import plehrash, por mundësi importi për industrinë e riciklimit për dru, kartonë, qelq dhe alumin. E kemi tërhequr për një arsye të thjeshtë, për të mos lejuar intoksikimin deri në verbëri të një pjese të opinionit nga të gjithë matrapazët e plehrave që bëjnë politikë me plehrat dhe pleh me politikën. Nuk do e aktivizojmë [ligjin] derisa të detoksikojmë atë pikë të opinionit që ka arsye të besojë dhe dyshojë, për atë ç’ka ka parë në këtë çerek shekull në këtë vend, që të ketë besim për një çështje kaq sensitive.”

Këtyre akuzave pak ditë më pas u ka kthyer përgjigje edhe AKIP,

“AKIP thekson se ndalimi i importit të plehra-mbetjeve është një kauzë qytetare e frymëzuar nga vetë qytetarët kundër politikanëve që për interesa klienteliste dhe korruptive janë përpjekur këtu e 14 vjet të fusin plehra në Shqipëri për t’i djegur ato. I kujtojmë Zotit Rama se në nenet që lejojnë importin e mbetjeve, të rifutura në 2016, pas rrëzimit në 2013, prej të njëjtës maxhorancë i hapet rrugë jo vetëm importit për qëllime riciklimi, (tashmë ka filluar djegja e mbetjeve të riciklueshme në Elbasan), por edhe importit për djegie, por të kamufluara si zëvendësues i lëndëve djegëse për industrinë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Gjithashtu AKIP deklarohet pro protestës së banorëve të Vërrisë, kundër ndërtimit të inceneratorit për djegien e mbetjeve dhe shprehet se qëndresa e qytetarëve kundër ligjit të importit të mbetjeve do të vazhdojë.

Loading...

Lini nje pergjigje