Varrezat greke në Shqipëri, protesta e Idrizit dhe avazi i Ramës

1

 

Pse ka të drejtë Shpëtim Idrizi!

Ditët e fundit kanë qenë të ngarkuara nga shfaqjet e politikës  shqiptare dhe padyshim më e spikatura ishte dakortësia e qeverisë shqiptare dhe greke për vazhdimin e marrëveshjes të qeveris Berisha-Karamanlis për varret e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore. Në pamje të parë ky duket një veprim human dhe paraqet një ecuri pozitive në marrëveshjet e vështira mes dy vendeve.

Por ndërkohë që këto ditë kanë filluar gërmimet, kanë nisur edhe protestat e Shpëtim Idrizit dhe partisë PDIU. Deri dje kjo forcë i ishte bashkuar qëndrimeve të kryeministrit Rama duke shpresuar se do shihte dritë në fund të tunelit për çështjen që përfaqëson. Por edhe këtë herë pa sukes, pasi edhe si shumë çështje të tjera, ajo u përdor si kartë elektorale nga Rama, i cili më pas me tepsi, kazan, kanabis e “struktura shtesë nga bota e errët” arriti të fitojë zgjedhjet e 25 qershorit.

Si gjithmonë Rama ju kthye avazit të vjeteër që e shoqëron të gjithë karrierën e tij politike: “të mbaj sa më duhesh e pastaj të ngul “thikën pas shpine” për të mbajtur pushtetin ose më parë duke synuar për ta patur atë ( kujtojmë goditjen pas shpine ndaj LSI-së në 2008, lëvizjet për të kapur PS-në me lobin e tij duke shkarkuar të gjithë ato që i cilësonte më parë “miq të ngushtë” për të ardhur së fundmi tek kurbanët e mandatit qeveritar 2013-2017 e lëvizjet e fundit me shkarkimet e “kamionëve qeveritarë” Beqja e Tahiri).

 

E megjithatë duhet theksuar se protesta e PDIU-së nuk duket aspak si një inat personal i Idrizit ndaj Ramës, i cili jo vetëm e la jashtë sallës së Parlamentit, por edhe i goditi njerëzit e tij kudo në administratë. Protesta e Idrizit, duke njohur temperamentin e tij për çështjen çame vjen në kuadër të kauzës së mbrojtur prej tij prej vitesh. Kjo kauzë e shtjelluar jo pak herë në publik nga partia çame kërkon me të drejtë të plotë që këto veprime humane që qeveria shqiptare i lejon palës greke të lejohen edhe për palën tjetër. Pra të respektohen e të nisë puna për varrezat e popullsisë shqiptare në Greqi që janë qindra vjeçare dhe siç thotë Idrizi janë përdhosur e shkatërruar. Në këtë kontekst nuk mund të harrohen ato qindra deri në mijëra shqiptarë që humbën jetën rrugës nga shpërngulja me dhunë.“Shqiptarët e Çamërisë të vrarë e të masakruar në Greqi nga bandat e Napolon Zervës’, thekson Idrizi. Edhe ato kanë të drejtë të kenë varrezat dhe memorialin e tyre në shtetin fqinj dhe fundja kudo ku mund të jenë. Pra ajo që po kërkon Idrizi është sa humane aq edhe një kërkesë minimale në kushtet e reciprocitetit që duhej të ekzistojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Shënim nga standard.al

1 Koment

Lini nje pergjigje