Rama takohet me homologun belg Charles Michel

0
201

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun belg Charles Michel në Davos, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Rama ka biseduar me kryeministrin belg Charles Michel, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryeministri shqiptar nënvizoi vullnetin e qeverisë për të hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që e njohu Kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vetting-un.

Kryeministri Michel përgëzoi kreun e qeverisë shqiptare për arritjet dhe rezultatin në zgjedhje dhe ofroi mbështetjen e vendit të tij për aspiratën europiane të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here