Neymar do të luajë me çdo kusht tek Real Madrid

0
163

Neymar tashmë ka vendosur dhe dëshiron që gjatë verës së ardhshëm të largohet nga PSG për të kaluar në Real Madrid.

Kur kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga kalimi i tij nga Barcelona në PSG për 222 milionë euro, braziliani ka vendosur për një tjetër transferim.

Ai dëshiron që të kthehet në La Liga, por kësaj radhe te rivali më i madh i Barcelonës, Real Madrid.

Sipas L’Equipe, dëshira e lojtarit është aq e madhe për të kaluar në Real, saqë është gati që të ulë edhe pagën e tij prej 38 milionë eurove.

Për shërbimet e brazilianit, Real Madrid mund të paguajë deri në 250 milionë, shkruan AS.

Pavarësisht dëshirës së lojtarit, Neymar do ta ketë shumë të vështirë të largohet nga PSG, sepse presidenti Nasse Al Khelaifi para disa ditësh tha se është e pamundur që braziliani të kalojë në Madrid.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here