Meta: Të gjitha shtetet e rajonit aspirojnë BE-në, ndaj projektet tona të jenë të përbashkëta

0
276

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë këtë të mërkurë në konferencën rajonale për ekonominë nga ku është shprehur se Shqipëria ashtu si i gjithë rajoni, nuk e sheh veten të ndarë nga shtetet e tjera në aspiratën për të hyrë në BE.

Kreu i shtetit u shpreh se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është njër e përbashkët që e lidh atë me shtetet e tjera, e kësisoj sfidat janë të përbashkëta por edhe projektet rajonale duhet gjithashtu të jenë të tilla.

Në këto kushte, duke iu referuar situatës dhe mosmarrëveshjeve mes Greqisë e Maqedonisë, Meta theksoi se një klimë negative do të jepte rezultate jo të mira për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Rruga e Shqipërisë drejt BE nuk është e shkëputur nga ajo e vendeve të tjera të rajonit. Kjo konferencë duhet të adresojë sfidat e përbashkëta, të shkojmë drejt projekteve strategjike për të gjithë rajonin, siç është ai i një tregu të përbashkët energjetik”, – deklaroi Meta.

“Destabiliteti në rajon do të ishte një faktor negativ për të ardhmen e rajonit drejt BE”, tha kreu i shtetit Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here