Liga e Kombeve, Duka: Skocinë s’e doja,Panucci: Synojmë…

0
173

Prezent në shortin e hedhur sot në Lozanë, ishte Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së bashku me trajnerin e ekipit kombëtar, Christian Panucci. Pas hedhjes së shortit, Presidenti Duka u shpreh se nuk e donte Skocinë në një grup me Shqipërinë.

Mund të them që ky format ka balanca sportive. Do dëshiroja të kishim një grup me katër përfaqësuese për të pasur ndonjë ndeshje më shumë në shtëpi. Skocia nuk më pëlqeu sepse është e fortë dhe është larg. Sportistët mund të lodhen. Me 2 kundërshtar është akoma më fortë. Asnjë nuk ka 3 pikësha të sigurtë, çdo gjë mund të ndodhi. Uroj që të jemi në të parët. Rastësisht ndeshja e Norvegjisë do ti shërbejë trajnerit për kundërshtarët që ka. Norvegjia dhe Skocia janë në të njëjtin nivel. Në qershor do të zhvillojmë edhe 2 ndeshje të tjera. Duam të arrijmë diçka nga ky kompeticion. Uroj që përsëri të jemi pjesë e Europianit”,- theksoi Presidenti Duka.

Ndërsa, trajneri i ekipit kombëtar Christian Panuçi u shpreh se synon vendin e parë në këtë grup. “Është një grup shumë i ekuilibruar. Do të shohim se si do të shkojë dhe do të synojmë vendin e parë. Nuk do të ndryshoj asgjë. Do të shkojmë përpara me shumë kurajo. Do të zhvillojmë 3 miqësore, për tu përgatitur maksimalisht. Është një grup që ka pak diferenca, ne do të provojmë me të gjitha mënyrat. Është e rëndësishme që të jemi të saktë, në të katërta ndeshjet”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here