E tmerrshme/ Mësoni si do jetë popullsia në kontinentin e vjetër pas pak viteve

0
418

Popullsia në disa shtete në Europën Lindore pritet të tkurret deri në 2050 me të paktën 15 %. Studiuesit e ndryshimeve demografike e konsiderojnë të papreçedentë këtë ulje, veccanërisht në kohë paqeje.

Tre faktorët që kanë ndikuar në rënien drastike të numrit të popullsisë janë: ulja e numrit të lindjeve, vdekshmëria në rritje dhe emigracioni masiv.

Bullgaria, Lituania, Moldavia, Ukraina, Kroacia, Lituania, Rumania, Serbia, Polonia dhe Hungaria do të shënojnë një rënie me të paktën 15% të numrit të popullsisë deri në 2050-n.

Në Bullgari, që ka ritmin më të lartë të zvogëlimit të popullsisë, kjo e fundit pritet të bjerë nga 7 milionë në 2017-n në 5.4 milionë në 2050-n. Në Lituani popullsia do të bjerë nga 1.9 milionë në 1.5 milionë, ndërsa në Moldavi nga 4 milionë në 3.2 milionë.

Rënia ka nisur 25 vjet më parë dhe vijon. Të paktën 11 vende të tilla kanë shënuar rënie me 10% që prej 1989-s.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here