Detaje/ Ja si bizneset fantazmë në Tiranë ‘zhdukën’ 9 mln dollarë

0
166

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me arrestimet e 6 personave në Tiranë dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve për mashtrim me TVSH-në.

Operacioni ”Situacioni”

Policia njofton se: Nga Sektori për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u krye ekzekutimi i masave te sigurimit personal “arrest me burg” te nxjerra nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane per shtetasit:

-Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokaster dhe banues në Tiranë.

-Shkelqim Hasani , 50 vjeç, lindur në Gramsh banues në Tiranë.

-Bujar Murataj , 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

-Ruzhdi Murataj , 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

-Indrit Sulaj, 30 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.

-Nevruz Lami, 36 vjeç,  lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre dhe për shtetasit:

B.Gj, A.B, E.SH, S.K dhe M.M.

Ndalimi i këtyre shtetasve është kryer në kuadër të operacionit  ”Situacioni”, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qëndror, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të cilët pas një hetimi disa mujor ka siguruar fakte dhe prova materiale se persona të ndryshëm kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.

Administratorët e këtyre subjekteve në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, ku janë përfshirë një numër i madh subjektesh.

Veprimet Hetimore dhe Procedurale kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale që të këto persona kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.

Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dem ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në.

Këto subjekte në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve” të parashikuara nga nenet, 180, 144/a, 181 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet për të dokumentuar, subjektet e tjera të cilat janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë  për kapjen dhe ndalimin edhe të pesë personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here