Chanel nuk resht së na befasuari

0

 

“Ditën e djeshme Chanel ka mbajtur sfilatën e radhës e quajtur Chanel Spring 2018 Haute Couture në Paris”

 

Chanel nuk resht së na befasuari! Ditën e djeshme Chanel ka mbajtur sfilatën e radhës e quajtur Chanel Spring 2018 Haute Couture në Paris. Stilisti Karl Lagerfeld kishte rikrijuar një kopsht mbretëror të mbushur me gjelbërim, për të na shpalosur krijimet e ti.Koleksioni paraqiti kostumet klasikë prej stofi, plot ngjyra, edhe pse në këtë sezon, xhaketat ishin të shkurtra deri te kofsha, por të gjera në shpatulla. Të gjitha veshjet ishin të pasura me qëndisje të lehta me motive florale, në ngjyrat e lehta të pastelit. Gjithashtu, në koleksion dominonin çizmet prej kamoshi të kombinuara me kostumet, disa me lidhëse, disa me xixa dhe disa me bizhuteri.

Kaia Gerber, vajza e supermodeles Cindy Crawford, bëri debutimin e saj me një fustan të shkëlqyer në ngjyrë rozë dhe këpucë të shndritshme, veshje me të cilën dukej pothuajse si një princeshë. Të gjitha modelet, përfshirë Kaian, mbanin edhe një vel të shkurtër, të zi, i cili varej nga një tufë lulesh e vendosur në kokë. Fuqia e luleve vazhdonte edhe te ngjyrat, ku kryesisht mbizotëronte roza me ndonjë shpërthim të vogël ngjyrash vibruese. Koleksioni i Chanel, Pranverë 2018, përcillte gëzim, ngjyra, ndjesi femërore dhe lulëzonte i gjithi. /standard.al

Lini nje pergjigje