Basha nga Shkodra: Ejani në protesë! Të mundim mallkimin se Shqipëria nuk bëhet

0
165

Shkodra, bastioni historik i të djathtës, do të jetë të prijë protestën opozitare. Kreu i Partisë Demokratike gjatë një takimi me strukturat e partisë në kryeqendrën e veriut tha se shkodranët do të jenë në krye të protestës së 27 Janarit.

Basha: Qeveria e paligjshme nuk ka për t’i rezistuar dot bashkimit të shqiptarëve. Nuk i rezistoi dot diktatura e jo më t’i rezistojë Edi Rama, ky frikacak që e mbyllën 1200 naftëtarë në bunker. Çfarë do t’i bëjnë 12 mijë shkodranë, 120 mijë shqiptarë të bashkuar në sheshin e protestës më 27 janar? Do t’i thonë se koha jote ka marrë fund!

Basha tha se arsyeja kryesore e shqiptarëve për të protestuar është braktisja që u ka bërë qeveria këto 5 vjet, gjatë të cilave gjendja ekonomike e shumicës absolute të familjeve është përkeqësuar.

Kreu i opozitës theksoi se shkaku kryesor për gjendjen e mjeruar në vend është qeverisja nga një grup njerëzish që pushtetin e blenë me paratë, e krimit, drogës dhe korrupsionit.

Basha: E vërteta është ai prindi në Laprakë që kishte shitur gjakun e trupit të tij për të ushqyer dy djemtë. E vërteta janë qindra, mijëra pensionistë që pasi paguajnë faturën e kripur të dritave dhe të ujit, nuk u ngelen lekë për ilaçe. E vërteta janë qindra, mijëra të rinj të talentuar, të zgjuar, që nuk studiojnë dot, sepse prindërit nuk paguajnë dot tarifat e dyfishuara.”- tha Basha.

Lulzim Basha iu referua raportit të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, i cili thotë se varfëria dhe pabarazia janë rritur në mënyrë të shfrenuar gjatë 5 viteve të fundit, si rezultat i korrupsionit të shfrenuar, taksave të larta, dhe depërtimit të kriminelëve në vendimmarrjen politike të qeverisë shqiptare.

Basha: Këto konstatime, tregojnë hendekun në rritje midis shumicës dërrmuese të njerëzve dhe një pakice oligarkësh, klientë të Ramës që vetëm flasin, vjedhin e shpërdorojnë paratë e shqiptarëve. Nuk janë socialistë, nuk janë të majtë, janë një klub pasanikësh, hajdutë, plaçkitës dhe grabitës. Kusarë pra, që nuk janë pasuruar me djersën e ballit. por me varfërinë e popullit dhe blerjen e votave.”

Kryedemokrati  ftoi shqiptarët t’i bashkohen opozitës për të dhënë mesazhin kryesor se qeveria duhet të largohet dhe se shqiptarëve duhet t’u jepet mundësia të zgjedhin me votë të lirë një qeveri që e ka lidhur fatin me qytetarët dhe jo me krimin dhe oligarkët.

Basha: Ndaj unë i ftoj të gjithë pa përjashtim, të gjithë edhe shpresëhumburit, edhe socialistët e ndershëm që ndjehen të turpëruar nga kjo bandë. Ejani t’ia dalim sepse bashkë të gjithë do t’ia dalim. Ejani të mundim mallkimin, se Shqipëria nuk bëhet. Sepse Shqipëria do të bëhet! Ejani ta bëjmë! Së bashku do ta bëjmë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here