Vrasja e pasionit, familja e Aldisonit s’u pranua në varrimin e Arielës

0
175

Një ditë më parë familja Murati nga fshati Zharrës i Fierit ka përcjellë për në banesën e fundit vajzën e tyre, studenten e Juridikut, 21-vjeçaren Ariela Murati.

Ceremonia mortore u kthye në një pelegrinazh nga banorët e zonës, të cilët janë tronditur nga krimi i rëndë që ndodhi të dielën.

Ndërsa autori, Aldison Belulaj po lufton me vdekjen në reanimacionin e QSUT-së, familja e tij në Zharrës tani duket se është ngujuar, pasi i druhen hasmërisë.

Kjo lidhet me faktin se familjarët e Belulajt dje kanë kërkuar kërkuar që të shkonin në varrimin e Arielës, por familjarët e saj nuk kanë pranuar.

Edhe nga dhimbja duket se është marrë ky vendim, por familja Belulaj edhe ajo nga fshati Zharrës tashmë i druhet një hasmërie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here