Rivali rezulton pozitiv në doping, Erkand Qerimaj merr medalje bronzi në SHBA

0
125

Erkand Qerimaj nuk do të dalë pa medalje në Botërorin e Anheimit pavarësisht se peshngritësi u rendit në vendin e 4 në shkëputje dhe vendin e 9 në shtytje, ne peshën deri në 77 kg.

Sportisti shqiptar që e mbylli në dygarësh në vendin e gjashtë, ka arritur të fitojë medaljen e bronzit pasi një nga sportistët është kapur me doping.

Ekzaktësisht në stilin e shkëputjes, peshëngritësi i vendit të tretë ka rezultuar me doping, dhe si rrjedhojë medalja i takon Erkand Qerimjat.

Kujtojmë se pak ditë më parë për shkak se rezultoi pozitive, peshëngritëses shqiptare Romela Begaj i janë pezulluar medaljet e fituara në këtë Botëror. Sportistja u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes ndërsa në gygarësh fitoi të argjendtën.

 KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet. Nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here