Topollaj: Po anëtarëve të KLP dhe KLGj do u ndërpritet mandati?

0
162

Opozita denoncoi sot se kandidaturat e përzgjedhura përmes shortit për anëtarë të  KLP dhe KLGJ dhe që i janë kaluar seancës në Kuvend për votim nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe morale. Disa prej kandidatëve janë subjekt i ligjit për dekriminalizimin apo të tjerë rezultojnë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të Shtetit.

Referuar dokumenteve të publikuara sot nga PD, këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, përmes një komenti në rrjetet sociale ka ngritur pyetjen nëse anëtarëve të KLP dhe KLGJ do t’u ndërpritet mandati.

“Disa pyetje retorike për shkëlqesitë e tyre….

Një deputeti i hiqet mandati pse s’ka deklaruar një seance pyetjesh nga policia italiane dhe menjëherë ambasadat përshëndesin vendimin. Po anëtarëve të KLGj e KLP që nuk kanë deklaruar dënime penale, që rezultojnë bashkëpunëtore të sigurimit apo kanë mbajtur poste të larta politike më parë, do t’ju ndërpritet mandati vallë?

Ç’do thonë ambasadorët në këtë rast?

Nëse asgjë nuk ndodh dhe kësaj here, i bie apo jo që reforma në drejtësi është e kapur dhe përfaqësitë diplomatike nuk janë të drejta në deklaratat e tyre publike?”, shkruan Topollaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here