Moti, nesër përgatituni për acar

0
176

Fillimi i kësaj jave ka nisur me mot të kthjellët dhe të ftohtë, por gjatë ditës së nesërme meteorologët kanë parashikuar rënie të mëtejshme të temperaturave. Sipas Meteoalb gjatë ditës së nesërme rikthehen kthjellimet në të gjithë vendin, ndërsa pasditja mbetet me mot të ftohtë dhe me temperatura minus.

E MERKURE: Ri-kthehen kthjellimet në të gjithë vendin, duke përjashtuar ekstremin Verior ku do ketë vranësira lokale. Edhe pasditja mbetet me mot të kthjellët dhe të ftohtë.

Temperaturat e ajrit gjatë mëngjesit luhaten nga –3°C në 1°C në zonat e ulëta dhe bregdet por zbresin në –6°C në zonat malore; mesdita vijon me temperatura të ulëta, deri 4°C në zonat malore dhe deri 12°C në bregdet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here