“Mos më vrit”/ Ariela e lidhur me Aldisonin prej 4 vitesh, por u ndanë…

0
271

Vrasja e 21-vjeçares Ariela Murati, studente e Fakultetit të Drejtësisë, tronditi mbarë opinionin publik. Ajo u qëllua me dy plumba në sy të motrës dhe kushërirës së saj nga Aldison Belulaj, 23-vjeç për një lidhje dashurie të të ndërprerë dy muaj më parë. Kur kanë kaluar dy ditë nga kjo ngjarje, mësohen detaje të reja.

Burime thonë se Ariela dhe Aldisoni kanë qenë të lidhur prej katër vitesh. 21-vjeçarja kishte kërkuar ndarjen para dy muajsh, por kjo nuk është pritur mirë nga i riu i cili i ka kërkuar të riktheheshin sërish bashkë. 10 ditë para krimit të rëndë, Ariela ndryshon numrin e telefonit.

Mësohet se Aldison Belulaj kishte disa ditë që kërkonte Arielën në Tiranë – ndërsa përballja e të dielës te Universiteti i Mjekësisë, rezultoi fatale për studenten e Drejtësisë e cila pas debatit me 23-vjeçarin, u qëllua nga ky i fundit me plumb në kokë në prani të motrës dhe kushërirës së saj, pavarësisht përgjërimit të saj që të mos e vriste. Sipas dëshmive dhënë në polici, Ariela i është ulur në gjunjë autorit dhe i ka kërkuar të mos e vrasë. Pas krimit, Belulaj tentoi vetëvrasjen dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.

Një ditë më parë Ariela Muratit iu dha lamtumira e fundit Ariela Muratit në Zharrëz të Fierit. Ndërsa këtë të martë studentët e Drejtësisë zhvilluan një marshim homazh dhe ndezën qirinj e vendosën lule në vendin ku 21-vjeçarja u vra nga ish-i dashuri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here