Ministrja Gjonaj paralajmëron punonjësit e Burgjeve: Të gjithë në Vetting!

2
216

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka paralajmëruar se do t’i nënshtrohen ligjit të Vetting-ut të gjithë punonjësit e Burgjeve. Ministrja Gjonaj deklaroi se 2018-a do të jetë viti i reformave të mëdha në sistemin penitenciar.

“Viti 2018, është viti i reformave të mëdha në sistemin penitenciar. Pas reformës për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të IEVP-ve do të ndryshojë edhe mënyra e rekrutimit të deritanishëm për punonjësit e burgjeve, të cilët do t’i nënshtrohen gjithashtu procesit të vettingut”, ka deklaruar ministrja.

Gjonaj i bëri këto deklarata gjatë analizës vjetore të punës të Drejtorisë së Përgjithshme
të Burgjeve në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Në takim të pranishëm ishin dhe
drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, z. Arben Çuko, si dhe 24 drejtorë të IEVPve
në vend.

Gjatë analizimit të situatave dhe problematikave të vërejtura në këto Institucione, ministrja
Gjonaj tha se një punë e madhe po bëhet për ridizenjimin e sistemit penitenciar, përmes një reformimi strukturor dhe ligjor. Këto ligje sipas Ministres do të rregullojnë mënyrën e rekrutimit, transferimit, daljes në pension apo dhe shkarkimit të një punonjësi të policisë së Burgjeve, duke i dhënë fund ndërhyrjeve politike dhe duke mundësuar një status të veçantë për punonjësit e policisë së burgjeve.

Sipas Ministres së Drejtësisë viti 2018, është viti i reformave të mëdha në sistemin penitenciar. Pas reformës për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të IEVP-ve do të ndryshojë edhe mënyra e rekrutimit të deritanishëm për punonjësit e burgjeve, të cilët do t’i nënshtrohen gjithashtu procesit të vettingut. Duke kërkuar rezultate në punë nga ana e drejtuesve të rinj, Ministrja Gjonaj rinënvizoi edhe njëherë detyrat që ata duhet të përmbushin në periudhën tre mujore të provës, detyra që kanë të bëjnë me sigurinë në burgje, luftën ndaj korrupsionit në stafin e institucioneve, dhe mënyrën e trajtimit të të dënuarve. Ministrja gjithashtu i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe zbatimit të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, duke theksuar se mosrespektimi apo zbatimi i këtij dokumenti do të jetë përgjegjësia direkte e drejtorëve të Burgjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here