VIDEO – FOTO/ Marshim-homazh për vrasjen e Arielës

0
233

Vrasja e studentes Ariela Murati nga shtetasi Alsidon Belulaj, tronditi jo pak opinionin publik në Shqipëri.

Qindra studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë kanë nisur sot një marshim-homazh të heshtur nga fakulteti në drejtim të vendit ku u vra 21-vjeçarja.

Të rinjtë mbanin në duar fotografi të së ndjerës, si dhe buqeta me lule në nderim të studentes së vitit të tretë në Fakultetin Juridik.

Mesditën e së dielës, Alsidon Belulaj do të qëllonte për vdekje me 4 plumba studenten Ariela Murati, në derën e fakultetit të Mjekësisë në zonën e rrugës së “Dibrës”.

I riu, të cilit Ariela i kishte refuzuar propozimin për lidhje, do të qëllonte më pas veten, dhe tanimë po lufton me vdekjen në reanimacion.

Vrasje të ngjashme janë përsëritur shpesh vitet e fundit në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here