“Dje policia na hodhi në kanal!” Banorët sërish në protestë kundër inceneratorit në Verri

0
617

Ashtu si ditën e djeshme, e marta i ka gjetur sërish në protesta banorët e fshatit Verri në Fier, aty ku është planifikuar ndërtimi i një inceneratori për djegien e plehrave.

Banorët kanë dalë sërish në rrugë, pavarësisht se ditën e djeshme pati edhe përplasje me policinë, e madje edhe 4 persona të arrestuar.

Njëra nga banoret ka deklaruar se e djeshmja ishte një ditë për t’u mos harruar, pasi policia ka ushtruar dhunë fizike mbi protestuesit.

“Neve gratë na mbërthyen policët. U turrën burrat, i ngritën gratë, ca i hodhën në kanal, për arsye se kishin filmuar. Përveç kësaj vajtën dhe me të shara. Ne plehra në verri nuk duam, ne do vdesim dhe nuk dorëzohemi. Aty mund të ndërtohen dhe raketa bërthamore. Këta po e blejnë kancerin me lekë dhe po ia japin popullit”, tha gruaja.

“Më ka tërhequr zvarrë dhe më tërhoqi në kanal. Më dërrmuan dhe ju thashë ‘çfarë jemi ne serb apo shqiptar?’ Më tha ‘ju jeni serbo-shqiptar. Policia na rrethoi sikur të ishim terroristë”, tha një banore tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here