Vjen reagimi i parë i ministrisë së Jashtme greke pas takimit 3 ditor në Korçë

0
186

Pas përfundimit të takimit 3 ditor në Korçë mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias vinë edhe “frytet” e para.

Gjatë ditës së sotme do të nisë zbatimi i marrëveshjes së re për ushtarët grekë të rënë në vitet 1940-1941.Në lidhje me këtë vendim reagoi edhe Ministria e Jashtme greke.Ata e konsiderojnë si një kërkesë historikisht të drejtë dhe si një shenjë që dialogu me frymë konstruktive mund të shpjerë në zgjidhje të problemeve.Në një deklaratë të publikuar paraditen e të hënës, Ministria e Jashtme greke e cilëson nisjen e zhvarrimit si një “hap të rëndësishëm që përfundimisht të prehen shpirtrat e ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke të viteve 1940-1941”. “Në negociatat e Kretës nëntorin e kaluar, u diskutua edhe problemi i varrezave për të rënët grekë. U ra dakord për hapa që po fillojnë sot të zbatohen në bazë të një grafiku konkret, kështu që kjo çështje –mbi të gjitha humanitare- të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme”.“Përshëndesim reagimin e qeverisë shqiptare ndaj kësaj kërkese historikisht të drejtë, që dëshmon se dialogu dhe bashkëpunimi në frymë konstruktive, mund të shpjerë në zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e perspektivave pozitive për marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe popujve të tyre”.

“Ministria e jashtme do të vazhdojë të punojë me përgjegjshmëri dhe seriozitet për garantimin e interesave tona kombëtare, duke kultivuar rregulla të fqinjësisë së mirë dhe kushte dialogu, gjithmonë në dobi të ndërtimit të së ardhmes së përbashkët europiane që meriton rajoni ynë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here