Vasili: Mashtrimi i paturpshëm i Ramës për inceneratorin e plehrave

0
165

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një postim të fundit, në facebook ka akuzuar kryeminstrin Rama, se ka mashtruar qytetarët shqiptarë. Postimi i plotë…

Kryeministri mashtroi paturpesisht banoret e Verrise per inceneratorin e plehrave.

Nuk besoj qe ka ndonje shqiptar, qe e beson më kryeministrin dhe te tijte kur premtojne.

Deviza e kryeministrit eshte: “Mashtrojini njerezit, boll që t’u merrni voten dhe pastaj me kalimin e viteve cdo gje harrohet dhe vemi i mashtrojme prape”

Kete gje kane bere me inceneratorin e plehrave ne Verri te Fierit duke i mashtruar banoret e duke i garantuar se kryeministri mashtrues nuk do ta instalonte inceneratorin pa pelqimin e banoreve.

Harruan banoret qe per shendetin e banoreve, qe rrezikohet seriozisht, kryeministrit nuk i behet vone fare; per ate ka rendesi qe paraja te eci.

Lexojeni vete cfare shkruante kryetari i bashkise se Fierit duke genjyer pa u skuqur e pa u zverdhur fare:

“Sot mora garancinë e plotë nga kryeministri Edi Rama, që pa pëlqimin e banorëve të zonës (Verri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël), as që bëhet fjalë të fillojë ndërtimin i impiantit të mbetjeve urbane, pavarësisht procedurave që janë ndjekur nga Ministritë deri tani.”

Kjo është Rilindja!

Kjo është Shqipëria që duam!

#ShtetPunëMirëqenie

-shkruante Subashi në prill të 2017-ës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here