Rama dështon me reformën në energji, ja raporti i Bankës Botërore

0
262
Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per Arsimin e Larte. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Qeveria Rama ka dështuar në çdo reformë që ka dashur të marrë. Ekonomia, arsimi dhe çdo fushë tjetër ka njohur vetëm dështime.

Kryeministri Edi Rama në tetor të 2014 paralajmëroi nisjen e aksionit për energjinë elektrike që synonte mbledhjen e pagesave për energjinë e konsumuar, ndërprerjen e vjedhjes së energjisë nga konsumatorët dhe uljen e humbjeve në rrjet.

Masat e ndërmarra në atë kohë u konsideruan represive, kjo për faktin se shumë nga familjet që s’kishin të ardhura për të paguar energjinë ose përjetuan orët e territ, ose u përballën me burgun. E ndërsa për mbledhjen e të ardhurave të energjisë, Qeveria Rama përgjatë mandatit të parë u tregua e pamëshirshme, veçanërisht me shtresat në nevojë apo të varfërit, në objektivin për uljen e humbjeve në rrjet duke se ka dështuar.

Këtë e konfirmon edhe një raport i Bankës Botërore, sipas të cilit humbjet në rrjet janë në kuotën e 28 %, ndërkohë që objektivi i qeverisë ishte ulja në 26 % për 2016 dhe në 22 5 për 2017-ën.

Përgjatë 3 viteve të fundit, OSHEE investoi rreth 150 milionë euro në rrjetin e shpërndarjes me synim uljen e humbjeve në rrjet, por duket se investimet nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme apo të deklaruara.

Sipas Bankës Botërore, niveli i humbjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes nuk ka ndryshuar pothuajse fare që nga fillimi i programit, kur kompania e shpërndarjes kaloi në administrim shtetëror. Nga 15.3 % që ka qenë baza kur ka nisur monitorimi dhe tre vite më pas ky nivel është 15 %, ndërkohe deri në fund të 2019, Shqipëria duhet të arrijë një nivel të humbjeve teknike prej 12,6 për qind.

Banka vlerëson se pavarësisht progresit, situata financiare është përkeqësuar në 2017 si pasojë e importeve të larta.

Banka Botërore i rekomandon Qeverisë hartimin e një plani të ri për rimëkëmbjen financiare të sektorit energjitik, për të cilin banka shprehet e gatshme të japë mbështetjen e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here