Mes protestave janë zbuluar eshtrat e para të ushtarëve grek

0
143

Në fshatin Dragot të Tepelenës janë zbuluar sot eshtrat e para të ushtarëve grekë.

Report TV e cila ka publikuar foton nga gërmimet raporton se bëhet fjalë për eshtrat e një ushtari grek që janë gjetur pak minuta më parë.

Verifikimi që është ushtar grek u krye nga medalioni dhe numri i tij.

Ndërkohë, në Tepelenë ka pasur protesta në lidhje me nisjen e gërmimeve për eshtrat e ushtarëve grekë. Sipas aktivistëve po shkelet ligji i reprocitetit ndërmjet dy vendeve, pasi grekët vijnë me pretendimin se tokat në jug janë pronë e tyre.

Në varret ku po gërmohet aktivistët thonë se nuk ka asnjë eshtër të ushtarëve grekë, dhe se e gjitha bëhet për pretendime territoriale. Aktivistët kanë çarë rrethimin, çka ka bërë Policinë që të ndërhyjë me forcë.

Një prej aktivistëve është ndaluar nga ana e Policisë. Ai është identifikuar si Male Kase, nga Maqedonia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here