Kapja me paraseleksionim e drejtësisë dhe skema djallëzore e PS për të ndalur reformën

0
197

Nënkomisioni Ad Hoc për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit  dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë zgjodhi sot me short (gogla) anëtarët për këto dy institucione.

Pesë anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ u zgjodhën Arben Vani, Sokol Lamaj, Erjon Muharemaj, Ilir Panda dhe Altin Hazizaj. Ndërsa 5 anëtarët jo prokurorë për KLP u zgjidhën Kozma Jano, Floreta Gjini, Enejda Sema, Mirela Bogdani dhe Alfred Balla. Sipas procesdurës këta kandidatë do ti kalojnë më pas Kuvendit për votim.

5 anëtarët e komisionit nuk gjetën dakordësi për të votuar gjatë mbledhjes secilin prej kandidatëve për KLGj dhe KLP. Sipas ligjit, në rastin kur anëtarët e Nënkomisionit nuk bien dakord, Kushtetuta parashikon si zgjidhje hedhjen e shortit. Lista me 10 anëtarët e KLGJ dhe KLP do t’i kalojë për miratim Parlamentit, ku do të duhen 92 vota për miratimin e tyre.

Debatet mes mazhorancës dhe opozitës kanë dominuar gjithë procesin  që ka zgjatur disa orë në Kryesinë e Kuvendit. Opozita PD dhe LSI kundërshtoi procesin duke e cilësuar si jo korrekt nga ana ligjore. Kjo për arsyen se kandidatët që u hodhën në votimin me gogla ishin seleksionuar më herët nga Partia Socialiste.

Pra sejcila gogël të binte prapë në rregull ishte PS-ja pasi të gjithë ishin të përzgjedhur prej forcës politike në qeveri. Ndaj kryetari i komisionit të ligjeve zoti Manja ishte i qetë, buzagaz e plot humor, sepse e dinte se kujtdo ti binte fati në gogël prapë i kryeministrit do të ishte si linjë politike.

Por skema është me fine se sa duket. PS-ja i përzgjodhi emrat të gjithë nga miqësitë e kryeministrit pasi e di se 92 vota nuk jepen në parlament. Duke mos u votuar me 92 vota, sepse PD dhe LSI nuk kanë luajtur mendsh të votojnë emrat e Edi Ramës, ato do rrëzohen. Dhe procesi fillon nga fillimi, por kjo ha shumë muaj. Nga kjo lojë djallëzore e mazhorancës nuk ngrihen organet e KLP dhe KLGJ, duke e shtyrë pafund Vettingun dhe zbatimin e Reformës në drejtësi. Ndërkohë kryeministri në mungesë të KLP e KLGJ ka kapur prokurorinë dhe po bën presion shumë gjyqtarëve në këmbim të ruajtes se vendit të punës në gjykatë se duhet te firmosin vendimet e prokurorisë të cilat po hartohen në zyrën e Arta Markut.

Ndërkohë në popull dhe në mediat e tij kryeministri do ta luajë mjeshtrisht faktin kur asnjeri të mos marrë 92 vota në sallën e Kuvendit. Rama do të dalë e do thotë se “ja PD dhe LSI nuk e duan reformën sepse nuk votuan njerëzit e dalë nga goglat!”. Veç opozitës që pretendon se një pjesë e emrave që u përzgjodhën dhe do të votohen në Kuvend kanë pasur parregullsi, kritika për disa emra ka pasur dhe nga ndërkombëtarët.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) në relacionin për kandidatët vinte re se një pjesë e tyre nuk kishin kualifikimin e duhur. Kandidatët për KLP, kanë rezultuar se nuk plotësonin kriteret ligjore që parashikojnë ligjet e reformës në drejtësi. Në disa rastet edhe kriteret e formimit profesional nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Një prej kandidatëve për KLP është akuzuar për plagjiaturë (vjedhje) të platformës së kandidimit. ONM-ja skualifikoi duke futur në listën e zezë Entela Hoxhën, Andi Muratajn dhe Alfred Ballën. Por Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genc Gjoncaj, pasi ka mbledhur të gjitha raportet, ka bërë vlerësimin përfundimtar. Opozita e kundërshtoi këtë procedurë, ku Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit merrte me shumë kompetenca sesa ligji, deputetët, Kuvendi dhe ONM. PD dhe LSI kërkuan që emrat që ishin në listën e zezë të ONM të hiqeshin nga gara.  Megjithatë emrat e kontestuar nga opozita dhe ONM u votuan sot me gogla nga ana e mazhorancës. E verteta mbetet se goglat ishin sot si zaret e qeverisë, sepse kushdo t’i dilte si emër në gogël ishte më edvinist se sa vetë Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi/ kohajone

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here