Flet miku i Aldos: “Nuk i binte njeriu në qafë, me Arielën kishte rënë në dashuri që në gjimnaz…”

0
147

Të tjerë personazhe flasin për ngjarjen që ka marrë plotësisht vëmendjen e opinionit publik shqiptar, vrasjen tragjike që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, ku një 21-vjeçare humbi jetën nga dora e Aldison Belulit, 23-vjeçarit që nuk pranoi refuzimin e disatë për lidhje të vajzës së re.

Kësaj here, për median nuk kanë folur familjarët apo të afërmit e viktimës, por “kahu” tjetër, ai i personave që njohin Aldon, ashtu siç ai njihej nga të gjithë. Njëri nga miqtë e afërt të Aldos ka folur duke treguar se 23 vjeçari prej vitesh tashmë kishte rënë në dashuri me Arjela Muratin.

Një tjetër detaj është fakti se prindërit e Aldisonit nuk dinin asgjë për ndjenjat e të birit, pasi ky i fundit nuk i kishte treguar kurrë, ndryshe nga çfarë kishte ndodhur kohë më parë, kur i riu kishte takuar prindërit e Arielës, për t’i kërkuar atyre dorën e vajzës.

Miku i Aldisoni e përshkruan shokun e tij me këto fjalë, të cilat ai i ka dhënë për gazetën Panorama:

“Unë i njihja familjarisht. E kisha shok Aldon. Ai ishte djalë i qetë dhe nuk i binte njeriu në qafë. E dinim që e donte atë vajzën. Që kur ishin në gjimnaz, Aldo e ngacmonte dhe kish rënë në dashuri me të. E kishte seriozisht, mesa dija unë. Nuk fliste shumë për gjërat e tij, por vajzën e ka dashur qysh në shkollë të mesme”, shprehet ai

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here