EMRAT/ 4 policë në pranga. Ja për çfarë akuzohen

0
174

SHÇBA ka arrestuar katër punonjës të Policisë kufitare të Bllatës në Dibër, për korrupsion dhe kontrabandë. Operacioni “Trebishti” u finalizua me arrestimin e 4 punonjësve të Policisë Kufitare në Trebisht të Dibrës për veprat penale “Korrupsion pasiv, të personave që
ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe“Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Ata janë:
– Sulejman Xheleshi, Përgjegjës i PKK Trebisht;
– Shehat Kazani, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë;
– Sulejman Islami, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë;
– Vinar Seitaj, trup shërbimi në Kom e Policisë Burrel, më herët trup shërbimi në PKK
Trebisht.

Hetimi nga strukturat e SHÇBA, nisur mbi bazën e informacioneve të siguruara, zgjatën
rreth 3 muaj dhe u ndoqën me metoda speciale. 4 punonjësit e Policisë Kufitare, në
bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë favorizuar disa biznese dhe shtetas për të
shmangur detyrimet doganore, në këmbim të shumave që shkonin deri në 100 mijë lekë.
SHÇBA fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo
korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të
shkruajnë në adresën ankesa@shcba.gov.al.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here