‘Bomba’ e merkatos: Balotelli pranë gjigantëve të Champions Leagues

0
139

Një raportim i bujshëm ka ardhur nga tabloidi britanik “The SUN” ku thuhet se Juventusi është shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin e njohur Mario Balotelli.

Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje për janarin por gjatë verës në mënyrë që lojtari të transferohet tek “Zonja e Vjetër” me parametra zero, shkruan “Sportmediaset”.

Ish-futbollisti i Manchester City ka realizuar 17 gola për Nice këtë sezon dhe Juve e sheh si zëvendësues ideal për Gonzalo Higuain, që shpesh është larg formës më të mirë.

Raportohet se çelësi për këtë transferim është Mino Raiola, i cili ka marrëdhënie të mira me Juven – skuadër në të cilën e transferoi në vitin 2017 Blaise Matuidin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here