Ardit Gjebrea poston foton e të ndjerës Ariela Murati dhe një mesazh domethënës

0
846

Ariela Murati u vra ditën e djeshme pasi refuzoi sërish dashurinë e Aldison Belulit, por me sa duket 23 vjeçari nuk ishte përgatitur për një tjetër “jo” dhe e ka qëlluar për vdekje disa herë me pistoletën që kishte marrë me vete.

Ngjarja e ditës së djeshme tronditi mbarë opinionin publik shqiptar, duke patur parasysh faktin se flitej për një vajzë vetëm 21 vjeçare, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike. Pas vrasjes së vajzës Aldo Beluli ka qëlluar veten me armë dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetën.

Mbi tragjedinë që ndodhi dje ka shkruar edhe moderatori i njohur Ardit Gjerbrea, i cili ka zgjedhur të postojë një foto të të ndjerës dhe një mbishkrim të shkurtër, por mjaft domethënës.
Gjebrea shkruan vetëm dy fjalë: Sorry Ariela (Ndjesë Ariela)

Mesazhi i Gjebreas nënkupton dhe motivin e vrasjes dhe sjelljen e të riut i cili vrau një 21 vjeçare thjesht sepse ajo nuk e dashuronte atë.

Një sjellje që nuk shkon shumë larg pragut të mentalitetit maskilisht në vend, një mentaliteti që mund të përmblidhet në shprehjen se “nëse nuk të kam unë, nuk do të të ketë askush tjetër”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here