Aktorja e filmave porno zbulon mesazhet tronditëse. Ja çfarë i kërkojnë

0

Një aktore e filmave për të rritur ka ekspozuar së fundmi mesazhet që i vijnë nga fëmijë 12 vjeçarë. Nikita Belluci ia vë fajin prindërve që nuk i informojnë fëmijët e tyre siç duhet kur vjen puna të edukata seksuale.

Loading...

28 vjeçarja shkruan në Twitter që është lodhur së edukuari fëmijët për seksin dhe i bashkëngjit mesazhet që i vijnë nga ta me përshkrimin “Mesazh për ata që u interesojnë fëmijët e tyre… Ose jo!”

Në mesazhin e parë një djalë i shkruan që është 12 vjeç, dhe më pas i kërkon aktores të performojë disa akte seksuale për të. Një djalë tjetër i shkruan gjithashtu që është 12 vjeç dhe kërkon të bëjë seks me aktoren.

Një 13 vjeçar i shkruan se është fans i saj dhe i lutet për foto nudo, kërkesë të cilës aktorja i përgjigjet se jo vetëm që nuk do ta bëjë këtë gjë, por këto mesazhe do t’ja tregojë prindërve të tij.

“Nuk të vjen turp që i kërkon aktoreve foto të të pasmeve? Je 13 vjeç. Shko bëj detyrat e shtëpisë dhe mos më shkruaj më,”- përmblidhet mesazhi i aktores.

Loading...

Lini nje pergjigje