Pamjet e rënda, të ngjarjes që tronditi kryeqytetin

0
258

Janë publikuar pamjet e rënda të ngjarjes që tronditi sot kryeqytetin, ku studenti i infermierisë, Aldison Beluli 23 vjec nga Fieri ka qëlluar për vdekje me armë zjarri studenten e Juridikut me origjinë nga Berati, por banuese në Patos, Ariela Murati 21 vjeç e cila ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rendë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

 

 

Pasi qëlloi 21-vejcaren me 5 plumba, autori qëlloi ndaj vetes dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Në pamjet e rënda shfaqet i shtrirë dhe i gjakosur Aldison Beluli pak minuta pas ngjarjes.


Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 14.52, ka ardhur një telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rende ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza. Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja. Po vijon puna për zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here