Maqedonia, protesta kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe

0
160

Qindra njerëz janë mbledhur në kryeqytetin e Maqedonisë për të protestuar ndaj një projektligji që do ta bënte gjuhën shqipe gjuhën e dytë zyrtare të vendit.

Protesta përpara ndërtesës së parlamentit në Shkup të dielën ishte paqësore, edhe pse pjesëmarrësit dogjën flamurin e Bashkimit Evropian.

Projektligji do t’u jepte shqiptarëve etnikë, të cilët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë 2.1 milion të Maqedonisë, të drejtën për të përdorur gjuhën e tyre, në të gjitha transaksionet me institucionet shtetërore.

Grupet që organizuan protestën – Forcat Unike të Maqedonisë dhe “Hardcore” thonë se dygjuhësia do të pakësonte karakterin e unifikuar të Maqedonisë.

Ligjbërësit maqedonas miratuan projekt-ligjin këtë muaj gjatë një votimi që bojkotoi partia kryesore e opozitës.

Presidenti Gjorge Ivanov vuri veton kundër, duke e përshkruar legjislacionin si të panevojshëm dhe jokushtetues.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here