Kapen 2 të rinj duke shitur drogë për fundjavë

0
134

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia pasi shpërndanin drogë për fundjava.

Arrestimet janë bërë nga efektivët e komisariatit numër 1 dhe 3, në bashkëpunim edhe me oficerët e hetimit të drogës në Policinë e Tiranës.

Gjatë arrestimeve janë sekuestruar 40 doza lëndë narkotike kanabis, një grirëse metalike e lëndëve narkotike dhe një sasi qesesh farmaceutike.

U arrestua në flagrancë Andi Fejzo, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Një ditë më parë në rrugën “Him Kolli”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 15 doza e dyshuar kanabis.

Po dje efektivët e Komisariatit numër 1 kanë arrestuar Engli Zhegun, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ndalimi i tij është bërë sepse në rrugën ‘Agush Gjergjevica’ gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “BMW” dhe kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës 25 doza  lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Për të dy të rinjtë dosjet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here