Ja kush është shqiptari, që u vra teksa kishte hyrë për të grabitur

0
174

Një shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri në Teverola, rreth 20 km nga Napoli. Viktima është Aurel Xhili, 22 vjeç dhe dyshohet se është vrarë nga shoku i tij teksa kishin hyrë në një shtëpi për grabitur, raportojnë mediat italiane.

 

 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku dy të rinjtë, shqiptari dhe një bullgar hynë në shtëpinë e një italiani për ta grabitur, por mediat dje kanë publikuar ngjarjen. Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishin planifikuar, pasi i zoti i banesës ka kundërshtuar grabitjen dhe bullgari ka qëlluar me armë zjarri.

Shqiptari dyshohet se u qëllua për vdekje aksidentalisht nga bullgari i cili bashke me të fejuarën e tij u larguan nga vendngjarja duke e lenë shqiptarin aty.

Policia arrestoi 37-vjeçarin bullgar Ivanov Hristov Tsvectomir si dhe 28-vjeçarin italian Clemente Cipresso i akuzuar si personi që bënte roje teksa grabitej banesa. Mediat shkruajnë se shqiptari që u vra rezulton person me precedentë penalë.

Në nëntor të vitit 2017, u përfshi në një sherr me armë zjarri në sheshin Shën Pjetri në Acerra të Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here