I akuzuar për korrupsion, gjyqtari kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

0
160

Pas katër betejash të humbura në Shkallën e Parë dhe Apelin e Krimeve të Rënda, gjyqtari i akuzuar për “korrupsion”, Shkëlqim Miri, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Përmes një rekursi, Miri u kërkon kolegëve të tij në këtë gjykatë të zbusin masën e sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa e tij është motivuar me problemet shëndetësore që po kalon, për shkak të të cilave po e vuan masën e sigurisë ambientet e një spitali privat në Tiranë.

Rekursi në fjalë pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë nga një Kolegj Penal i kryesuar nga Edmond Islamaj. Gjyqtari i pezulluar i Apelit u arrestua në 10 Nëntor 2017.

Ai dyshohet të ketë marrë një ryshfet prej 30 mijë euro për llogari të një vendimi të favorshëm. Gjatë kontrollit policor në banesën e tij u gjet një shumë prej gati 30 milionë lekë të rinj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here