Flet pedagogu i studentës së vrarë, e qëlluan duart e simbolit të maskilizmit shqiptar

0
431

Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin teksa, studenti i infermierisë Aldison Beluli 23 vjeç nga Fieri qëlloi për vdekje me armë zjarri studenten e Juridikut, Ariela Murati 21 vjeç dhe më pas plagosi edhe veten. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rendë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe pedagogu i studentes së Drejtësisë, Erlis Hereni. Përmes një statusi, ai shpreh dhimbjen për ngjarjen teksa thotë se Ariela humbi jetën nga duart e simbolit karakteristik te maksimizimit shqiptar.

Ja çfarë shkruan pedagogu Erlis Hereni:
Menxyre…

5 plumba rane mbi trupin e Arieles, studentes ne vitin e trete te Fakultetit te Drejtesise!

Ajo humbi jeten nga Arme pa Leje, ne duart e simbolit karakteristik te maskilizmit shqiptar: “Po ste pata une, nuk do te te kete askush!” ?♂️

Qofsh e parajses Ariela, gjithmone e drejtesise! Zoti u dhente kuraje familjes, dashamireve e shokeve te tu; vecanerisht atyre te Fakultetit, te cilet kane detyrimin qe te behen me te mire e me te zote, e te punojne fort qe menxyra qe te ndodhi ty te mos i ndodhe me askujt!

U prehsh ne Paqe…
y6bn

 KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet. Nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here