3 ditë bisedime Bushati-Kotzias, ja vendimet që u morën në Korçë

0
160

Kanë përfunduar negociatat tre ditore mes dy ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias i nisur në Korçë të premten.

Çështjet që janë diskutuar në këtë raund të dytë bisedimesh, pas takimit të Kretës në muajin nëntor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Takimi ka qenë hermetik, por pavarësisht kësaj mësohet se në fokus ka qenë çështja Çame, lejimi i qytetarëve me prejardhje nga Çamëria që të udhëtojnë lirshëm në drejtim të Greqisë, varrezat e ushtarëve grekë në Përmet, por edhe të drejtat e minoritetit grek në jug të vendit.

Ministria e Jashtme njofton përmes një deklarata për mediat se “në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane”.

Dy kryediplomatët nisën ditën e premte bisedimet e dyta, pas atyre të Kretës disa muaj më parë për të zgjidhur problemet mes dy vendeve. Ndërsa në muajin prill pritet një takim mes kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Tsipras për konkretizimin e rezultateve të bisedimeve, ku pritet të firmoset edhe marrëveshja e re për detin.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale.

Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane.

Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim.?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here