Video e Ramës me mësuesen që vuan nga tumori, deputeti demokrat: U shfaq si shpëtimtar, i neveritshëm…

0
119

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video me një mësuese, e cila vuan nga tumori. Mësuesja denoncoi mungesën e një medikamenti në spitalin Onkologjik, i cili çuditërisht u sigurua brenda pak ditësh, gjë që është bërë publike nga Rama në rrjet. Lidhur me videon ka reaguar Nënkryetari i Kuvendit, njëherëz edhe i PD-së, Edi Paloka, sipas të cilit Rama kërkon të hiqet si Mesia, por në fakt është kryeministri i këtij vendi dhe qytetarëve fatkeq të këtij vendi.

Reagimi i Edi Palokës

Hipokrizi, shoë, neveri…

Rama ka publikuar një video ku shfaqet me mësuesen fatkeqe, e cila disa ditë më parë ju ankua se është e sëmure me kancer dhe prej kohësh ,ajo dhe të sëmurë të tjerë, nuk gjenin dot ilacet e domosdoshme sepse ato mungonin në spitalet tona.

Dhe ja ku shfaqet përsëri “shpëtimtari” në video të mburret se gjeti ilacet për fatkeqen. Me këtë shfaqje të neveritshme, që nuk e ka për herë të parë (kujtoni shfaqjet me legalizimet) Rama, në kulmin e delirit, kërkon të tregoje se AI dhe vetem AI është zgjidhja dhe shpëtimi.

Kërkon të hiqet si Mesia por është kryeministri i këtij vendi dhe qytetarëve fatkeq të këtij vendi. E ka detyrim , detyrimi i parë dhe i vetëm i tij është të qeverisë e të kujdeset për gjithë qytetarët e këtij vendi pa përjashtim po sidomos për ata që janë në nevoje e të pamundur e jo të shfaqet në spektakle televizive si Mesia që me prekjen e tij shpëton fatkeqët që i shprehin personalisht hallin e tyre.

A duhet të prisnin të sëmurët me kancer që një mësuese apo kushdo qytetar tjetër i sëmurë, të ndodhej rastësisht përballë Ramës, për të qarë hallin( e çfarë halli) që të merrnin një shërbim të domosdoshëm, baraz me jetën…apo ky kryeminister duhej të bënte punën e tij dhe ato ilaçe të ishin detyrimisht në dispozicion të të sëmurëve ?!?

Po me mijëra e mijëra qytetarë të tjerë që kanë halle e probleme të cilat qeveria dhe Rama e kanë detyrim t’ju a zgjidhin , çfarë bëhet ? Mos vallë të gjithë këta qytetarë duhet të shpresojnë tek fati, që një ditë t’ju shfaqet Rama dhe me prekjen e shenjtë t’ju zgjidh problemin ?! Po, vini re; edhe ky takim “fatlum” duhet të jetë përpara kamerave që të jetë i vlefshem sepse janë me qindra qytetarët dhe socialiste të thjeshtë, që ja kanë qarë hallin edhe personalisht kryeministrit Rama, po jashtë kamerave, kanë marrë vetëm përgjigje arrogante, fyese , e në se janë treguar këmbëngulës edhe të shtyrat e bodyguardëve.

Prandaj o njerez, që halli dhe nevoja ju shtyjnë, mos shkoni tek Rama për nevojat tuaja sepse ai nuk është zgjidhja por problemi.

Në se ai nuk do të ndante paratë me miqtë e tij për koncesione milionashe në shëndetësi ,do të kishte ilace në spitale.

Nëse ky kryeministër do të bënte qoftë edhe një ditë neë vit punën dhe detyrimin e tij, shqiptarët nuk do të ishin sot në këto kushte e nuk do të arratiseshin nga shtëpitë e tyre në një numër më të madh se sirianët.

Prandaj vetëm largimi i tij një orë e më parë do të jetë fillimi, i zgjidhjes së problemeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here