Shpërthen deputeti kundër kolegëve: Jeni bërë si Kiu-Fiu

0
177

Lëvizja e deputetëve nga një komision në tjetrin apo të qenit anëtar të një deputeti në disa komisione parlamentare duket se ka tërhequr vëmendjen e ligjvënësit demokrat Myslim Murrizi. Përmes një komenti në rrjetet sociale ai ka ironizuar kolegët e tij deputetë, për të cilët shprehet se janë bërë si kiu fiu, pasi u është mbushur mendja që i dinë të gjitha, dhe ato që dinë këta “ lidera” nuk i di askush tjetër”.

Komenti i Myslim Murrizit

Disa deputet nga të gjitha palet na janë bërë si KIU FIU.

Në komision të ligjeve, në komision të vetingut, në komision të reformës në drejtësi, në komision të reformës zgjedhore, në komisionin AD HOC për KLP, në komision të KLGJ , në komisionin e rregullores së Kuvendit, në komisionin e Kodit të Etikes dhe Veshjes, në komision të sfilatës etj

Mirë është ti caktojnë edhe tek komisioni i ndarjes së tokave, se me duket se ndajne “ drejtë” për VETEN.

Po kur bëjnë si “ baballarë” të DREJTESISE!!!!!!!

Po kur ju është mbushur mendja që i dinë të gjitha, dhe ato që dinë këta “ lidera” nuk i di askush tjetër!!!!

Mirë që gënjejnë veten, por ju kanë mbushur mendjen dhe shefave të tyre, se pa këta, askush nuk mer dot frymë.

Janë ngritur në këmbë pas vitit 2005, e të thonë që kemi një jetë që meremi me këto punë.

Mu kujtua FILMI, ku KIU dërgohej për çdo kurs që i vinte ndërrmarrjes.

Kiu për firzamonik, Kiu për violinë, Kiu për dajre, Kiu për GERRNETE.

Ndaj kemi ligjin me të keq dhe me hipokrit ZGJEDHOR, se këta sivllezerit e KIUT nuk i voton njeri as për KRYEPLAK, dhe thonë lart e poshtë që nuk e ndryshojmë LIGJIN, se ne nuk dalim dot DEPUTET.

Ndaj sa miratohet një ligj, pa kaluar vitin bëhen amendamente për ta ndryshuar, sepse homologët e KIUT, i shkruajnë dhe i votojnë ligjet sipas urdhërit, jo siç duhet.

O ju “kokat e mëdha” që edhe FAKULTETIN e keni mbaruar nepër TRAGETE, mos na bëni për të VJELLE, duke menduar se mashtroni shefat, mund të mashtroni çdo njeri.

Edhe shefat ju duan se jeni manikin dhe shumë përdorimsh, e nuk e keni në fjalor fjalen JO, por edhe ata e dinë mirë sesa VLENI në FAKT.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here