Reali humbi shumë me mos transferimin e Mbappes

0
144

Reali dështoi gjatë verës ta transferojë Mbappen dhe sot, ekipi i Zidane po vuan mungesën e lojtarëve me përvojë, pas largimeve të James e Morata në pjesën ofensive.

Paul Le Guen, ish lojtar dhe trajneri i París Saint Germain, mendon se Real Madridi ka humbur shumë me mos transferimin e talentit francez, Kylian Mbappe, raporton AS.

Për Le Guen, nënshkrimi i francezit do të ishte ideali “për të rigjeneruar skuadrën që fitoi pothuajse gjithçka” dhe që largoi dy lojtarë të sulmit me përvojë si James Rodriguez dhe Alvaro Morata, duke sjell në skaudër vetëm të riun e akademisë, Mayoral.

Ky gabim i Zidane tashmë po vërehet, 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga pas vetëm 19 xhirove dhe tashmë mund të quhet i humbur titulli në Spanjë.

“Mendoj se Real Madridi humbi një shans fantastik që nuk e bindi Mbappen t’iu bashkohet atyre”, u shpreh Le Guen.

“Mendoj se me humbjen e Mbappes, Reali humbi mundësinë e artë për ta rigjeneruar këtë grup që ka fituar dy Liga të Kampionëve me radhë”, u shpreh Guen.

Mbappe u transferua te PSG-ja nga Monaco në formë huazimi deri në vitit 2018, me obligim për ta blerë për 180 milionë euro.

19 vjeçari aktualisht fiton 18 milionë euro në sezon te francezët dhe duket se është pikërisht paga ajo që distancoi Realin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here