Rama ultimatum qytetarëve, kush nuk paguan faturat e ujit, pas hekurave

0
215
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Kryeministri Edi Rama ju ka kujtuar sërish shqiptarëve se pas 1 shkurtit kush nuk ka paguar faturat e ujit të pijshëm e pret burgu.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, ndaj dhe boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet.

Sipas tij, shërbimi me ujë 24 orë në çdo biznes e shtëpi arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke arritur dhe investimet falë kontributit të secilit.

“Kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin të nxitojë deri në 31 janar. Të ligjërojë marrëdhënien me ndërmarrjen e bashkisë përkatëse pa asnjë penalitet ligjor, ashtu siç kanë e po bëjnë me mijëra konsumatorë familjarë e biznese. Nga 1 shkurti çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit! Uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet! Shumica nuk mund të paguajë më edhe për pakicën dhe shërbimi me ujë 24 orë në çdo shtëpi e biznes, arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke rritur edhe investimet e jo borxhet falë kontributit të secilit sipas sasisë që konsumon. #Shqipëriaqëduam është aspiratë dhe detyrim për çdo shqiptar”, shkruan Rama në ‘Facebook’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here