Olsi i ‘Big Brother’: Ja kush është vajza që më rrëmbeu zemrën

0
180

Ai është përfolur shpesh jo vetëm kur ka qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother”, kur ishte çift me Fiorentinën, por mesa duket romanca e tyre nuk ishte jetëgjatë pas daljes nga shtëpia.

Shumë thashetheme u bënë edhe pas ndarjes së tyre për një mundësi “ribashkimi”, por mesa duket gjithçka ka marrë fund. Në jetën e Olsi Klosit ka hyrë dikush tjetër, që ka arritur t’i rrëmbejë zemrën. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Olsi na rrëfen detaje nga “femra misterioze”, që u ka thyer zemrat.

Gjatë intervistës Olsi zbulon edhe anën e tij romantike, të cilën nuk e kemi parë më parë. A i ka thënë “të dua?” Zbulojeni në intervistën e mëposhtme.

Më në fund pyetja që të gjitha vajzat fanse të tuat do të donin ta dinin. A është e vërtetë që ka hyrë një person i rëndësishëm në jetën e Olsit?

Po, është 1 person shumë i rëndësishëm që kam arritur ta kuptoj me kalimin e kohës. Sa kalon koha, më e rëndësishme bëhet.

Në faqen tënde në “Instagram” fansave dhe jo vetëm la shumë përshtypje postimi i bërë. Kujt i është bërë dedikimi “Pasuria ime je ti”?
Personit të rëndësishëm i është bërë. Mendoj se në jetë pasuria më e madhe është të kesh pranë dikë që nuk do t’ia di çfarë ke vërdallë vetes, por të të vlerësojë siç je.

Cili është modeli i femrës që i rrëmben zemrën Olsit?
Hmmm… Thjesht brune dhe 1 shikim që më bën të lumtur kur e shoh.

Je shfaqur shpesh në postimet e bëra në faqen tënde në “Instagram” si “djali i keq”. Si qëndron e vërteta? Kjo është vetëm një maskë që Olsi mban, apo është me të vërtetë “djali i keq” edhe në jetë?
Unë jam “djali i keq” atëherë kur njerëzit e meritojnë t’i sillesh keq. Jetojmë në një vend që mund të bësh keq pa u menduar fare dhe nuk fiton gjë. Prandaj preferoj më mirë të buzëqesh dhe t’u dhuroj buzëqeshje vetëm atyre që e meritojnë.

“Vajza të këqija” apo “vajza të mira”? Cili është modeli që tërheq vëmendjen dhe mund t’i pëlqejë Olsit?

Nuk ka vajza “të mira”, as “të këqija”. Unë pëlqej vajza, ose më saktë më pëlqen vajza që kam, e thjeshtë.

Olsi nuk është 100% “djali i keq”. Atëherë duhet ta kesh edhe një anë të “pazbuluar” të djalit romantik. Cili është kulmi i romanticitetit për ju?
Të shkoj sa më larg me personin që kam në krah dhe në qetësinë e një mëngjesi t’i them “të dua”. Edhe pse s’ia kam thënë akoma.

Në postimet e bëra më parë kujtojmë se ke nxjerrë një vajzë me tatuazhe, ideja e një modeleje me trup perfekt. Cila është modelja shqiptare e preferuar e Olsit?
Modelja shqiptare… Jetojmë në një vend ku kudo që shikon “jam modele” lexon, kështu që nuk kam asnjë të preferuar.

Gjëja që urren më tepër te femrat është…?
Kur lyhen më shumë seç duhet.

Pse “El Machico”?
“El Machico” do të thotë “Magjiku”. Sepse në jetë çdo njeri është “magjik” në mënyrën se si mendon, se si vepron, aty ku duhet dhe se si vishet dhe si merret vesh me të tjerët. Unë dua të bëj për vete shumë njerëz duke u dhuruar buzëqeshje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here