Lefter Maliqi, merr dhuratën e radhës nga Rama, pas largimit nga PD

0
193

E mbani mend Lefter Maliqin? Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit në mandatin 2009 – 2013 ishte një nga emrat interesantë në këtë legjislaturë. Interesant në fakt atë e kishte bërë thjeshtësia e lëvizjes nga një parti në tjetrën. Në fillim socialist, pastaj me LSI-në dhe në fund me PD-në.

Pas lënies jashtë listave në 2013-ën u pa sërish si LSI-st për një periudhë të shkurtër. Shpallja e listave nga ana e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 qershorit nuk i pëlqyen pasi e konsideroi emrin e tij shumë poshtë në listë. Deklaroi largimin nga PD dhe bëri thirrje që mbështetësit e tij të voton PS-në dhe Edi Ramën.

Tashmë kreu i qeverisë duket se nuk e ka harruar. Mësohet se Maliqi është emëruar zv.drejtor i përgjithshëm në drejtorinë e burgjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here