Kryeprokurorja Arta Marku, prokurorëve të komanduar nga Llalla ju ka mbaruar afati

0
161
SEANCA DEGJIMORE ME KANDIDATET PER KRYEPROKUROR PROVIZOR - /r/n/r/nHEARING SESSION WITH CANDIDATES FOR GENERAL PROSECUTOR -

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku firmos urdhrin për ndërprerjen e komandimeve të Prokurorëve në të gjithë vendin. Burime për ABC News konfirmuan se me urdhrin e firmosur nga kryeprokurorja Marku, Prokurorët e komanduar do të kthehen në detyrat ku janë të emëruar.

Pas firmosjes se këtij urdhri nga Prokurorja e Përgjithshme, prokuroret e komanduar duhet te bëjnë dorëzimin e dosjeve. Mësohet se mes prokurorëve që lëvizin ka edhe nga Krimet e Rënda, Vlora, apo Durrësi. Kryeprokurorja Marku deri më tani ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 30 prokurorë të komanduar.

Rasti që krijoi më shumë debat për ndërprerjen e komandimeve ishte ai i bashkëshortëve, Rovena Gashi dhe Dritan Gina. Ky i fundit me urdhër të Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, u kthye në Tiranë teksa bëri edhe një kallëzim tek Prokuroria e Krimet e Rënda. Në vend të Ginës, në prokurorinë e Elbasanit u caktua përkohësisht prokurori Ardian Nezha, i cili ushtronte detyrën pranë prokurorisë së shkallës së parë për Krimet e Rënda .

Të njëjtën rrugë ndoqi edhe Rovena Gashi. Pasi Marku e largoi nga nga detyra e drejtores së drejtorisë së marrëdhënieve juridike me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, duke e kthyer në prokurore të thjeshtë. Gashi bëri një padi në gjykatën administrative, por që nuk u mor parasysh nga trupi gjykues.

Gjithashtu, Prokurorit Pali Deçolli, i cili ishte Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, iu ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Përkohësisht në krye të prokurorisë së Fierit u caktua Fatmir Lushi. Po ashtu komandimi i është ndërprerë dhe Drejtuesit të komanduar të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës Artur Ismailukaj, dhe në vend të tij caktohet përkohësisht prokurorja Alketa Nushi.

Një tjetër ndryshim i firmosur nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme është edhe largimi i Prokurorit të Durrësit, Agron Gjana i cili, ndryshe nga tre te parët që ishin të komanduar, ishte i emëruar drejtues ne prokurorinë e Durrësit prej 3 vjetësh nga ish kryeprokurori Llalla. Gjana u transferua si prokuror i thjeshtë në Pukë, në vend të tij komandohet Donika Prela, e cila është po nga radhët e prokurorisë së Durrësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here