Kapet 29 vjeçari duke kaluar drogë në Greqi/ Ja vendi ku e kishte fshehur

0

Në dalje të Republikës së SHqipërisë në PKK.Qaf Botë,  në vijën e dytë shërbimet e Policisë Kufitare në bashkepunim me doganën kanë ushtruar  kontroll të detajuar në mjetin tip ”Ford” me targa AA 608 FD, me drejtues shtetasin L.Imera.

Si rezultat i kontrollit   u konstatua se në serbatorin e mjetit kishte ndërhyrje ku në brendësi të tij u gjetën 9 pako më lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë 9.7 kg.

Nga ana e Strukturave Policore u bë shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë i shtetasit L.Imera, 29 vjeç, banues në Tepelenë, ku prej Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve u kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale për arrestimin e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  lënda narkotike dhe automjeti.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme

Lini nje pergjigje