E RËNDË/ Sulmuesi i thyen këmbën kundërshtarit, më pas shpërthen në lot

0

Pamje të rënda kemi parë shpesh në sport. Sot në Angli teksa po luhej ndeshja Everton vs Uest Bromuiç, Xhejms Mekarti ka thyer këmbën në një dyluftim.

Episodi i rëndë ka ndodhur sot në Premier League në ndeshjen mes Uest Bromuiç dhe Everton. Ylli i ekipit të Sem Allerdajs, Xhejms Mekarti ka thyer këmbën gjatë një dyluftimi me futbollistin e Uest Brom, Salomon Rondon.

Sulmuesi ishte duke goditur topin, por futbollisti i Evertonit ndërhyn për të kapur topin. Rondon ka mbetur i shokuar nga ky episod, ndërkohë që shokët e skuadrës e ngushëlluan pasi shpërtheu në lot. Mekarti ndërkohë kishte dhimbje të shumta, ndërkohë që mjekët e transportuan me urgjencë në spital. Lojtari i Evertonit do të mbetet për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës.

 

Lini nje pergjigje