Standard.al

E rëndë/ Rama përdor gruan e sëmurë me kancer, për të dhuruar “spektakël”

0

Kryeministri Edi Rama dhuroi një spektakël të shëmtuar, kur publikoi një video, që tregonte sikur vetë ai personalisht po angazhohej për të ndihmuar një grua që vuante nga një sëmundje e rëndë. Ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe.

Në Shqipëri çdo ditë po humbin jetën persona të sëmurë nga kanceri, dhe kjo për të vetmen arsye, pasi qeveria Rama dhe Ministria e Shëndetësisë, në 4 vitet nuk arriti të sigurojë dot ilaçin që ju vinte në ndihmë këtyre personave, ndërsa sot vetëm për spektakël ai arrin që brenda 1 jave të sigurojë gjithçka.

Ka qenë deputetja demokrate Albana Vokshi e cila ka bërë këtë dendim.

Ja çfarë shkruan Vokshi:

Kaseta e Ramës në Onkologjik…

4 vite nuk siguroi ilaçet e kurat për të sëmurët me kancer, sepse thjeshte nuk donte… çoi mbi 400 mln Euro në 4 koncesione qe ja dha miqve e sponsorve të fushatave për kolltukun e tij në Kryeministri…

Por tani, në rolin e “Mëshirëmadhit”, siguroi brenda javës kurat…

Pra kishte detyrën dhe mundesinë, por nuk e ka bërë më parë. I ka lënë njerëzit të sorollaten dyerve të spitaleve, të harxhojnë çdo qindarkë, të shesin çdo gjë madje të marrin edhe borxhe e kredi… I ka lënë pacientët dhe familjarët e tyre të shkatërrohen shpirtërisht dhe financiarisht, thjesht sepse nuk ka dashur…

Nuk ka më institucione, është vetëm ai. S’ka më procedura, ka vetëm portale që i sajon për propagandën e tij bajate e të shëmtuar…

E në fund, po na tregon që çdo e mirë, çdo shqiptari duhet t’i vijë vetëm, kur dhe pse do ai…

Ky është KRIM, e çdo KRIM duhet ndëshkuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.