Çlirim Gjata, çfarë fshihet pas vendimit të maxhorancës për kryeprokuroren?

0

Çlirim Gjata ka dhënë një tjetër version për zgjedhjen e Kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e maxhorancës në parlament. I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, juristi i njohur tha se gjithçka lidhet me konferencën gjyqësore.

Loading...

 

 

Ai tha se Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku është vënë për të ndryshuar disa drejtues prokurorie për të pasur në dorë votimin në konferencën gjyqësore që më pas do të votojë anëtarët e KLGJ.

“Unë kam pasur mendimin tim për zgjedhjen e kryeprokurores. Nuk është e thënë t’i heqë dosjen prokurorit. Zonja Marku është vënë për të ndryshuar disa drejtues prokurorie për të pasur në dorë votimin në konferencën e prokurorëve që më pas do zgjedhë KLP e KLGJ. Është vënë nga maxhoranca në këtë punë. Kishim kohë pa parë një skenë të tillë që të vendoset me votat e maxhorancës një kryeprokurore në mënyrë kaq brutale. Ajo është vënë për të trajtuar konferencën e përgjithshme gjyqësore. Ajo ka në dorë thirrjen, emërimin e komisionit të votimit. Është gabimi më i madh që u vu ajo kryeprokurore, dhe kjo që pranoi atë detyrë. Atëherë ku po shkojmë? Pse u bë reforma në drejtësi”, deklaroi Gjata.

SEANCA DEGJIMORE ME KANDIDATET PER KRYEPROKUROR PROVIZOR – /r/n/r/nHEARING SESSION WITH CANDIDATES FOR GENERAL PROSECUTOR –
Loading...

Lini nje pergjigje