Bushati-Kotzias, shpërthen deputeti i PD/ Gëlltit shumë nga çfarë ke nxjerrë…

0
181

Në Korçë vijon sot dita e dytë e takimit mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe homologut grek, Nikos Kotzias. Zyrtarisht për takimin nuk ka asnjë informacion, ndërsa është raportuar se në prill mund të ketë një takim mes kryeministrave të dy vendeve. Lidhur me takimin ka reaguar deputeti demokrat, Tritan Shehu, sipas të cilit veprimet aventureske na ulin kredibilitetin para partnerëve.

Reagimi i Tritan Shehut

Dy rreshta për takimin e Korçës

Takimet në diplomaci janë veprime pothuajse gjithmonë pozitive, veçanërisht kjo kur realizohen midis fqinjësh e partnerësh, siç është rasti i ynë me Greqinë.

Jam i kënaqur që Rilindja pas 4 vite politika absurde, që dëmtuan rëndë marrëdhëniet me Greqinë, “arriti të kuptojë”, ose së paku deshiron të transmetojë imazhin se këto lidhje të rëndësishme duhen rivendosur.

Por tashti pas disa vite ecje si “gaforrja”, kjo në tërrësi me politikat në Ballkanin Perëndimor, kjo nuk është e lehtë.

Kthimi i marrëdhënieve me Greqinë në pikën shumë pozitive të vitit 2013, kur edhe roli i Shqipërisë si Faktori Kryesor i Stabilitetit në Rajon kishte marrë forme, gjë që tashti është venitur, kërkon të “gëlltitesh shumë nga cfarë ke nxjerrë”.

Së dyti aventurizmi në politikën tonë të jashtme e rajonale na ka ulur kredibilitetin përpara partnerëve e ka dobësuar pozitat tona, pra arritja tani e çdo marrëveshje do të jetë me një “çmim më të larte” për ne.

Kjo u provua qartësisht edhe në takimin e Athinës, në rimareveshjen e Varrezave të Ushtarëve, gjë që përsëritet në Korçë.

Kjo do të provohet edhe në hapat e tjera, përfshi edhe në rinegocimin e Marrëveshjes së Ujrave Detare.

Së treti, për të ngjallur besueshmeri duhet transparencë e dikush duhet të përgjigjet për 4 vite gabime jo vetëm në marrëdhëniet me Greqinë, me pasojë bllokimin e shumë projekteve, investimeve, rolit tonë, etj, gjë që i dha dhe mundësi Serbisë të trajtohet tashmë si Faktori Kryesor i Stabilitetit në Rajon.

Për këto arsye edhe ky takim hermetik, pa asnjë konsultim me Komisionin e Jashtëm nga z.Bushati, me transmeton imazhin e “shtëpisë së fantazmave”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here